Ibra: Moxhi qau para nesh kur u hoq titulli
Disa pjesë të librit të Zlatan Ibrahimoviç kanë dalë në shtypin italian pas vendimit të Gjykatës së Napolit për çështjen "Calciopoli".

Sipas raportimeve të "gazzetta.it", asi suedez i Milanit në autobiografinë e tij ka shkuar edhe për titullin e 2006-ës që iu hoq Juventusit dhe shprehet qartazi në favor të bardhezinjëve, pjesë e të cilëve ka qënë atë vit.

" E kuptuam menjëherë që situata nuk ishte e mirë. Media mundohej ta paraqiste sikur po ndodhte Lufta e Tretë Botërore. Por çdo gjë ishte e shtirur", u shpreh Ibra.

Ndërsa pyetjes nëse arbitrat favorizonin Juven, suedezi u përgjigj: " Janë të gjitha pallavra. Kemi luftuar në fushë gjatë gjithë sezonit. Kemi qënë shumë të fortë dhe kanë dashur të na dëmtojnë. Kur Moxhi mori vesh lajmin qau si fëmijë para nesh dhe kjo ishte "grusht" në stomak për lojtarët sepse edhe ai vetë e kuptonte që kjo që po ndodhte ishte vetëm një shfaqje", përfundoi Zlatan Ibrahimoviç. /albeu.com/
Shtuar më 09/11/2011, ora 10:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori