Ibra "ndez" super ndeshjen, "provokon" Ronaldon (VIDEO)
Jemi në preg gjysmë finalen e dytë të Kupës së Italisë mes Milanit dhe Juventusit.

Zlatan Ibrahimovic si gjithmonë është në qendër të vëmendjes.

Pas derbit të humbur 4-2 ndaj Interit, Zlatan është kapur nga gazetari Valerio Staffelli teksa është ngacmuar se pse u kthye te ky Milan apo edhe për duelin e shumëpritur me Ronaldon.

Humbja në derbi? "Gjëra që ndodhin! Provuam ta fitonim. Do të jetë për herën tjetër", tha Ibrahimovic për humbjen në derbi.

Ndërsa mbi sfidën me Juventusin dhe Ronaldon, ai tha se: "Nuk e njoh Ronaldon! Nuk kam raport me të, ndërsa e di që në fushë është profesionist. Te Milani u ktheva sepse doja të vazhdoja të luaja futboll dhe dihet se kush është Milani…"

Shtuar më 13/02/2020, ora 14:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori