E FUNDIT/ Kapen 200 kg kokainë në Elbasan
Ibra: Nëse do të lija futbollin sot, nuk do të pendohesha
Nuk është një fiksim. Fjalë dhe muzikë nga Zlatan Ibrahimoviç. Megjithëse ngado ka shkuar ka fituar të gjitha kampionatet (Hollandë, Spanjë, Itali), kompeticioni i tij i preferuar, Champions League ende nuk është ngritur nga bomberi suedez i Milanit.

" Shumë vite më parë objektivi im i vetëm ishte Champions League. Por nëse e quan shumë të rëndësishëm rrezikon të mos e fitosh kurrë - ka deklaruar Ibrahimoviç në sitin zyrtar të UEFA-s. - Nëse e fiton mirë, nëse jo, asgjë: kjo nuk do tazbehë karrierën time. Gjithsesi trofetë që kam fituar kanë qënë për mua dhe për klubin ku kam luajtur. Titujt nuk fitohen se je kampion por sepse je pjesë e një klubi të madh", u shpreh Ibra.

Më pas suedezi foli edhe për përfundimin e karrierës së tij dhe u shpreh: " Nëse do ta lija futbollin sot nuk do të pendohesha pasi kam fituar gjithçka kam mundur. Objektivi im ka qëlnë dhe mbetet ai i përmirësimit çdo ditë e më tepër". /albeu.com/
Shtuar më 13/02/2012, ora 15:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori