Ibra: Nëse PSG nuk beson tek unë, largohem
Pëlqej
Zlatan Ibrahimoviç nuk ndjehet i shqetësuar për të ardhmen e tij tek Paris Saint Germain teksa pranon që nisja e këtij sezoni ka qënë shumë e mirë si jashtë dhe brenda fushës. Ylli suedez shprehet se mund të marë në konsideratë mundësinë e largimit nëse humbet besimin nga klubi kampion i francës. Ibra që erdhi nga Milani në verën e vitit 2012 për 20 milionë Euro ka inspiruar PSG të fitojë titullin kampion me 30 golat e tij në 34 ndeshje në kampionat.

Për këtë arsye 32-vjeçari përfitoi zgjatjen e kontratës deri në 2016, duke shkelmuar zërat për një largim nga "Parc De Prince", duke këmbëngulur se ka ndërmend të respektojë kontratën e re, edhe pse lë një dritare të hapur.


"Të ardhmes asnjëherë nuk i dihet. Ndoshta një ditë PSG nuk do të ketë më besim tek unë dhe atëhere më duhet të ndryshoj ambient. Por unë besoj se do të qëndroj deri në përfundim të kontratës edhe pse është klubi ai që vendos. çdo sezon sjell plane të reja dhe projekti duhet të ecë përpara pavarësisht se kush do të jenë futbollsitët. Megjithatë nuk ndjehem i shqetësuar, pasi për sa kohë jam në gjendje të luaj sipas mënyrës time gjërat do të shkojnë mirë", ka thënë sulmuesi suedez.

Ibrahimoviç shënoi një numër rekord golash sezonin e kaluar, por megjithatë ai pranon se këtë vit ndjehet më i lumtur pasi është përshtatur më shumë me jetën në kryeqytetin francez.

"Gjithçka duket më e lehtë këtë sezon. Kam kaluar një vit këtu dhe gjithçka duket më e mirë, shokët e skuadrës, klubi, qyteti dhe tifozët. Gjithçka është më e lehtë brenda dhe jashtë fushe", përfundoi Ibahimoviç. /albeu.com/
Shtuar më 05/10/2013, ora 12:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori