Ibra nuk e thënë ende fjalën e fundit rreth ofertës së Milanit
Zlatan Ibrahimovic nuk i është përgjigjur ende Milanit në ofertën e fundit dhe pritet të mungojë në fillimin e përgatitjeve për sezonin e ri, që startojnë të hënën.

Ibra po kërkon gjashtë milionë euro në vit për dy sezone, dhe Milani i ka ofruar atij një kontratë të ngjashme, por me një bazë më të vogël, shpërblime që do të arriheshin me disa bonuse.

Kontrata aktuale Ibrahimovicit skadon më 31 mars, dhe mediet në Itali raportojnë se as klubi dhe as lojtari nuk kanë caktuar një afat të ri për nënshkrimin e saj, kështu që te Milan janë optimistë që gjithçka do të zgjidhet shumë shpejt.

Ibrahimovic 38 vjeçar, te Milan është transferuar gjatë afatit kalimtar të janarit, duke inspiruar skuadrën në disa ndeshje të mira, pas një sezoni të vështirë që po kalonin.
Shtuar më 23/08/2020, ora 12:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori