Ibra nuk largohet nga PSG: Kontrata ime përfundon pas 2 vitesh
Pavarësisht zërave të shumtë për një rikthim të mundshëm tek Juventusi apo kalimin e tij tek Real Madrid, Zlatan Ibrahimoviç ka deklaruar se do të qendrojë tek PSG.

“Jam shumë i lumtur. Sezoni im debutues te PSG ka qenë i përkryer. Nuk mund të kërkoj më shumë. Do të jap maksimumin për të mbrojtur titullin e Ligue 1 sezonin e ardhshëm. Kam ende dhe dy vite në kontratën time. Jam një profesionist dhe do ta respektoj kontratën time”, ka thënë Ibra për L’Equipe. /albeu.com/

Shtuar më 13/05/2013, ora 14:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori