Ibra nuk ndalet, por ndalet PSG (VIDEO)
Pëlqej
Sot ka filluar kampionati francez, ku ndeshja hapës ka qenë ajo midis kampionëve PSG dhe Stade Reims.

Ibrahimovic e ka filluar këtë edicion aty ku e la vitin e kaluar, ku vetëm në dy ndeshje ka shënuar 4 gola (2 në finale të kupës, 2 sonte).

PSG kaloi e para në avantazh që në minutën e 7 me suedezin, i cili do të humbte një penallti në minutën e 19.

Vendasit shënuan me Oniangue në të 22' dhe Devaux në të 34'.

Pjesa e parë përfundoi 2-1.

Ibrakadabra do të barazonte shifrat në minutën e 63, duke vulosue edhe rezultatin përfundimtarë 2-2.



Shtuar më 08/08/2014, ora 22:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori