Ibra: Nuk vijnë më lojtarë si "Fenomeni"
Nuk është Cristiano Ronaldo, as Lionel Messi, por Ronaldo fenomeni kundërshtari më i madh kundër të cilit ka luajtur Zllatan Ibrahimoviç. Është vetë gjiganti suedez i cili këmbëngul se asnjë nga yjet e futbollit të sotëm nuk mund të krahasohet me sulmuesin brazilian, i cili ka fituar 13 trofe individuale në rang klubesh dhe 2 Botërorë me Seleçaon.

"Kundërshtari më i mirë që kam patur gjatë karrierës sime? Kam luajtur kundër shumë futbollustëve të mëdhenj, ndaj e kam të vështirë kë të vecoj. Gjithsesi, por them Ronaldo, Fenomeni. Cila është arsyeja? Ai ishte idhulli im një futbollist i kompletuar. Në këndvështimin tim, askush nuk do të mund të bëhet një lojtar më i mirë se ai", është shprehur sulmuesi i Paris Saint Germain.

Ronaldo Luís Nazario da Lima ka shënuar mbi 350 gola gjatë karrierës së tij, edhe pse ka qenë i detyruar të ndalet për periudha të gjata për arsye dëmtimesh. Ai u tërhoq në 2011 pas 18 sezonesh në futbollin profesionist. /albeu.com/
Shtuar më 05/06/2014, ora 17:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori