Ibra: Onyewu më theu një brinjë
Shtypi suedez vazhdon të publikojë para kohe pjesë të autobigrafisë së Zllatan Ibrahimoviç, që edhe njëherë i ka çuditur të gjithë me ndodhitë e tij. Pak ditë më parë u publikua pjesa, ku ai e përshkruante Guardiolën si “njeri pa këllqe dhe që e bën në brekë para Murinjos”, pjesë që shkaktoi polemika të shumta në shtyp.

Në pjesën e dytë, Ibra tregon për sherrin e një viti më parë që ai pati me mbrojtësin amerikan Oguçi Onievu, gjigand 193 centimetra i gjatë. Lajmi i publikuar një vit më parë fliste për nerva mes të dyve, por Ibra ka zbuluar se gjithçka ka qenë një dyluftim i vërtetë.

Gjatë një mini-ndeshje në Milanelo, Onievu ndërhyri ashpër ndaj sulmuesit suedez, i cili reagoi ashpër ndaj afro-amerikanit. Mes të dyve janë shkëmbyer shtyrje e më pas grushta. “Për pak sa nuk u vramë”, tregon Ibrahimoviç në librin e tij autobiografik. Në momentet e sherrit, Onievu i vuri duart në fyt Ibrës, duke shkaktuar panik në skuadër. Ndërhyrja e pjesës tjetër të futbollistëve evitoi që përplasja më të ashpër, por Ibra ka treguar se në atë sherr atij i iu thye edhe një brinjë. Klubi i Milanit heshti për këtë, duke bërë të ditur se sulmuesi suedez ishte i dëmtuar. /albeu.com/
Shtuar më 09/11/2011, ora 10:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori