Ibra presion PSG, kërkon rrogë faranoike
Sky Sport 24 raporton lajme të reja lidhur me kalimin e Zlatan Ibrahimoviç te Paris Saint Germain. Këtë pasdite do të ketë një takim mes klubit francez dhe përfaqësuesve të sulmuesit suedez, takim ku Mino Raiola do të hedhë mbi tavolinë kërkesat e Ibrahimoviç.

Zlatan Ibrahimoviç ka rënë dakord me kalimin në Ligue 1 por kërkom më shumë se çfarë fiton aktualisht te Milan (12 milionë euro në sezon).

Tani topi i kalon parizienëve, të cilët do të takohen këtë apsite me agjentin e suedezit, Mino Raiola dhe avokatin Rigo. /albeu.com/
Shtuar më 12/07/2012, ora 14:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori