Zlatan Ibrahimoviç duket se nuk bën më pjesë në planet e trajnerit të Manchester Unitedit, Jose Mourinho. Portugezi priti rikuperimin e sulmuesit shtatlartë dhe i dha mundësinë të luajë sërish për ‘djajtë e kuq’, por duket se
Ibra është bërë një barrë tashmë.
Suedezi duket se nuk është rikthyer ashtu si më parë dhe tashmë po tregon probleme
bashkëjetese me belgun Lukaku. Plani i Mourinhos për t’i bërë të 2 bashkë në sulm, nuk ka funksionuar, pasi
Ibra nuk lëviz mjaftueshëm pas shpinës së Lukakut.
Portugezi e ka kuptuar tashmë këtë dhe prej disa javësh nuk i aktivizon të 2 bashkë, ndërsa ka dhënë miratimin e tij për largimin e suedezit.
Për Ibrën ka oferta të shumta nga Kina, por edhe MLS-ja amerikane, që duket destinacion më i preferuar për suedezin, para se të varë këpucët në gozhdë./albeu.com/
Shtuar më 10/01/2018,
ora 14:45