Ibra rikthehet te Juventus?
Sulmuesi i Përfaqësueses së Suedisë, Zlatan Ibrahimoviq, mund të rikthehet te skuadra e Juventusit. Kështu ka deklaruar agjenti i Ibrës, Mino Raiola, shkruan të shtunën "La Gazzetta dello Sport". Ibra aktualisht është pjesë e skuadrës franceze PSG, por ka paralajmëruar se karrierën do ta përfundojë diku tjetër.

"Ibra mund të kthehet te Juve pasi gjithçka është e mundur. Vetëm drejtuesit e Juventusit duhet vërtet të besojnë në këtë, pasi është gjë e realizueshme", ka thënë Raiola.

Ibra ka luajtur për dy edicione te Juventusi (2004-2006) para se të transferohet te Interi. Më pas kaloi te Barcelona dhe Milani, dhe në të gjitha klubet ku ka qënë ka fituar të paktën një kampionat. /albeu.com/
Shtuar më 03/02/2013, ora 10:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori