Ibra sfidon kushtet atmosferike, stërvitet në dëborë (VIDEO)
Milani po bën mirë edhe pa të në fushë, por Zlatan Ibrahimoviç po nxiton të rikuperohet sa më shpejt për t’u vënë në dispozicion të trajnerit Stefano Pioli.

Pasi humbi edhe transfertën ndaj Sampdorias për shkak të dëmtimit të pësuar në ndeshjen ndaj Napolit, gjiganti suedez vijon të stërvitet dhe e ka bërë këtë duke sfiduar edhe dëborën që ka rënë në Milano.

Ka qenë vetë 39-vjeçari që ka postuar një video në Instagram, ku shfaqet duke vrapuar në fushën e mbuluar nga dëbora, të cilën e ka shoqëruar edhe me fjalinë tipike "Provoni të më ndaloni".

Shtuar më 06/12/2020, ora 15:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori