Ibra-Suarez? Yjet shkojnë atje ku paguhen mirë
Antonio Conte kërkon maksimumin në derbin e Torinos pa pritur se si do të dalë Napoli. Sidoqoftë në konferencën për shtyp para gazetarëve tekniku bardhezi "ngacmohet" për çështjet e merkatos dhe mundësitë e Juventusit për të blerë Luis Suarez.

"Për merkaton përgjigjem gjithmonë njësoj, pyesni Marottën. Ibra është i nderuar për interesimin tone? Eshtë compliment i bukur nga një lojtar i madh, por ka edhe të tjerë që mendojnë si ai dhe që do të thotë se është bërë një punë e madhe. Suare? Në këto momente asnjë skuadër nuk mund t’ia lejojë vetes të paguaj 8, 9, 10 milionë euro pagë për një lojtarë", ka thënë tekniku juventin.

E thënë ndryshe, duke përjashtuar rastin Ibrahimoviç, vështirë se Juventusi këtë vit do të sjellë ndonjë lojtarë tjetër të klasit botëror.

Në vijim, Conte e quajti diçka të jashtëzakonshme për Juven faktin se bardhezinjtë janë pranë titullit të dytë radhazi ndërsa humbjen 2-0 me Bayernin nuk e quajti si një sukses duke parë humbjen 4-0 të Barçës, por shtoi se "Zonja e Vjetër" synon gjithmonë lart prandaj synohet përmirësimi i mëtejshëm i skuadrës. /albeu.com/
Shtuar më 27/04/2013, ora 14:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori