Ibra "sulmon" Hoeness: Kujdes Pep-in!
Uli Hoeness dhe Zlatan Ibrahimoviç. Janë dy personazhe të futbollit që nuk "ua përtojnë" replikave. Dhe kjo ka ndodhur për shkak të deklaratës së suedezit për Pep Guardiolën, ku sulmuesi i Paris Saint Germain foli për dy vitet nën drejtimin e Pep Guardiolës te Barcelona, duke i bërë kështu një promocion librit të tij autobiografik "Unë Ibra".

Ibrahimoviç pranoi sfidën në 2009 për rreth 70 milionë euro duke kaluar nga Interi te Barcelona, por periudha e tij e "errët" filloi nën drejtimin e Guardiolës, duke u detyruar të largohej përsëri drejt Italisë, pasi Pep bëri zgjedhjen e tij. Ai zgjodhi Lionel Messin si lider të ekipit.

"Ju folët në gjermanisht për një histori e cila ka ndodhur tre vite më parë. Nuk kishte asgjë të re. Ajo ç’ka ndodhi mes meje dhe Guardiolës i takon së kaluarës. Unë nuk shikoj pas. Nuk i shtoj apo i heq asaj që kam shkruar në libër, i cili është publikuar edhe në Gjermani. Të gjitha të papritura, sepse ata kanë zbuluar atë që unë kam shkruar në lidhje me trajnerin e tyre të ri", u shpreh sulmuesi, i quajtur "prima donna e ofenduar" nga presidenti i Bayern Munchen, Uli Hoeness, i cili i doli në mbrojtje teknikut katalanas të bavarezëve.

"Presididenti i Bayernit po i bën një reklamë të mirë librit. Meqë ra fjala, i këshilloj që ta blejnë librin, ta lexojnë dhe pastaj do më japin të drejtë", përfundoi Zlatan Ibrahimoviç. /albeu.com/

Shtuar më 08/10/2013, ora 16:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori