Ibra tallet me Luiz dhe Silvën: I gjeni në Instagram
Pëlqej
Triumfi në Superkupën e Francës përballë Guingamp nuk ka sheshuar aspak problemet që kanë lindur mes lojtarëve te PSG-ja. Autori i dygolave të vetëm të mbrëmjes, Zlatan Ibrahimoviç, ka gjetur rastin që përveçse të komentojë titullin e radhës, të shigjetojë dy kolegë të tij. I pyetur për vendndodhjen e David Luiz dhe Thiago Silvas, shtatlarti suedez është përgjigjur me ironi.

"Doni të dini se ku gjendet Silva dhe Luiz? Kërkoni në Instagram!", tha Ibrahimoviç, që me pak fjalë ftoi dy brazilianët që për hir të PSG-së të linin disa ditë pushime.

Siç dihet Ligue I, do të startojë më 9 gusht dhe dyshja braziliane ende nuk ka nisur fazën përgatitore. Ky fakt ka bezdisur jo pak Ibrën që ka kritikuar edhe klubin për shkak të shumë impenjimeve me sponsorët që ka caktuar në turneun që bënë në Kinë. /albeu.com/



Shtuar më 04/08/2014, ora 16:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori