Ibra: Tani i kuptoj akuzat e Mou për arbitrat
Zlatan Ibrahimoviç nuk i ka kursyer kritikat për arbitrin Kuipers, por mbi të gjitha mbi Barcelonën. “Ka qenë një nga penalltitë më të çuditshme të futbollit. Topi nuk ishte gjuajtur akoma kur mund të bëhej faulli, por gjyqtari duket se e kishte menduar më parë se çfarë vendimi do të merrte. Ishte një 11-metërsh i pashpjegueshëm. Kur është goditur topi, nuk ka shanse që të vërtetojë njeri se u krye faull nga Nesta. Në këtë mënyrë, nënkuptohet qartë se çfarë penalltie ka akorduar arbitri”, – u shpreh Ibrahimoviç, i indinjuar për gjykimin.

Por, akuzat e tij vazhdojnë akoma: “Unë e kam shprehur gjithnjë respektin tim për Jose Mourinhon. Por, më ka surprizuar me akuzat e shpeshta që bën mbi Barcelonën dhe favorizimet që i bëjnë arbitrat këtij ekipi. Tashmë që e provova vetë, e kuptoj më së miri. E kuptoj se çfarë ndjen ai kur humbet në këtë mënyrë. Ajo që më vjen keq, është fakti se Barça është një ekip që nuk ka nevojë për ndere të tilla. Ata janë shumë të fortë dhe mund të fitojnë ndaj çdo kundërshtari, pa aksesorë ekstra”, – përfundoi i indinjuar sulmuesi suedez i Milan. /albeu.com/
Shtuar më 04/04/2012, ora 10:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori