Ibra te Everton? Kjo është përgjigja epike e Ancelottit
Po flitet prej disa ditësh se Zlatan Ibrahimovic do të rikthehet në Premier League dhe zërat e merkatos e çonin te skuadra e Everton, për një ribashkim të mundshëm me Carlo Ancelotti.

Sot, Don Carlo ka dhënë konferencën e tij të parë në krye të Everton dhe nuk mund t’i shpëtonte pyetjes për Zlatan Ibrahimovic. Për një transferim të mundshëm të bomberit suedez, Ancelotti tha: Ibrahimovic është mik shumë i mirë për mua, ka qenë dhe lojtari im.

Jam me shumë fat që kam drejtuar lojtarë të mëdhenj, përfshirë dhe Zlatanin. Por mendoj se Ibra e ka mbyllur aventurën e tij në Amerikë dhe nuk e di çfarë ideje ka për të ardhmen, realisht nuk e di. Unë do ta telefonoj, nëse dëshiron të vijë në Liverpul, do e mirëpres me krahë hapur… por jo për të luajtur (qesh)", u shpreh Ancelotti.
Shtuar më 23/12/2019, ora 13:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori