Ibra-Thiago, gjithçka mund të ndodhë
Fjalët e Adriano Gallianit, të pëlqyeshme ose jo, por te mbushura me realizëm, shënuan ditën e parë të grumbullimit te Milanit, që sigurisht do të kujtohet për autografet e dhënë nga lojtarët apo koret per Kevin Prince Boateng por dhe per nje fakt te pakundershtueshem, Adriano Galliani nuk foli per supriza te mundshme ne hyrje por ne dalje. Me pak fjale, makthi i nje largimi te mundshem te Thiago Silves apo Zlatan Ibrahimovic pershkoi si nje fantazem Millanello-n.

"Do te rrine apo jo, s’di c’te them. Merkato eshte shume e gjate ndaj gjithçka eshte e mundur ne jete. Kjo s’do te thote se do te largohen por gjithcka eshte e mundur. Insistoj per kete fakt sepse duhet te kuptoni qe dhe bota ka ndryshuar. Nuk di si ta shpjegoj ndryshe kete qe po them ndaj e përsëris që gjithçka eshte e mundur", u shpreh numri dy i Milan.

Por çfare fshihet pas ketyre fjalëve, cila është strategjia e Milanit. Nuk është e lehtë të gjesh përgjigje te keto pyetje, por ndjesia është që 24 milionët qe Ibra fiton, të cilat bëhen 48 në dy sezonet e ardhshme rëndojnë shumë mbi financat e kuqezinjve, aq sa këto deklarata mund të interpretohen dhe si një mesazh, për të gjitha ata që mendonin se suedezi ishte i pashitshem.

Dhe në rast se Ibra nuk largohet, atëherë Milani mund të luaje letrën e fundit ne tavolinë, të nxjerr në treg Thiago Silven, duke qene se PSG i ka hequr mënjanë 43 milion eurot për të. Do të ishte nje levizje e deshperuar sepse zevendesues te denje per brazilianin ne treg nuk ka. Ndërkohë nëse Ibra do te largohej, e sigurte eshte qe, Milani nuk do te hidhej mbi Carlos Tevez sepse eshte i paaritshem financiarisht ndaj emrat mbi tavoline ne keto kushte do te ishin vetem dy, ose Dzeko ose Maxi Lopez, qe vazhdon te jete ne xhiro por ende i pashitshem per Catanian. /albeu.com/
Shtuar më 10/07/2012, ora 15:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori