Ibra tregon si e rrahu ish-lojtarin e Milanit
Pëlqej
Sulmuesi suedez, Zlatan Ibrahimoviç ka treguar së fundmi së një pjesë të librit të tij që po publikohet pjesërisht tek “Mirror”, sherrin e ndodhur në një nga seancat stërvitore të skuadrës së Milanit.

Ngjarja ka ndodhur në vitin 2010 u përlesh me Onyeëu.
Ibra tregon se gjithçka ka nisur me një shaka ku i kishte thënë atij se “je i madh sa një shtëpi”. Kundërshtari nuk e kishte pritur mirë këtë deklaratë dhe më pas ishin konfliktuar në fushën e lojës. Fillimisht Ibra përdori takat për ta dëmtuar, por lojtari u shmang.

Kur suedezi provoi sërish, Oguchi e goditi me shpatull e më pas Ibra u kundërpërgjigj me kokë. Më pas lojtarët janë konfliktuar me grushte dhe shqelma madje Ibrahimoviç ka thyer edhe një brinjë. Më pas Ibra tregon se kundërshtari po qante dhe po lutej zotit të mos e rrihja më shumë. U desh ndërhyrja e pjesës tjetër të skuadrës për të normalizuar situatën. /albeu.com/
Shtuar më 12/10/2018, ora 17:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori