Ibra tremb PSG-në: Më mungon Italia
Zlatan Ibrahimoviç vazhdon ti dërgojë mesazhe Carlo Ancelottit. Sulmuesi suedez i Paris Saint Germain, në një intervistë për "Fotbollskanalen" ka folur për merkaton e verës si dhe për teknikun italian, të cilin e krahason me ish trajnerin e tij te Inter, Jose Mourinho.

"Verën e shkuar isha i vendosur për të qëndruar te Milan, por në fund shkova te PSG, ndaj nuk e di se çfarë mund të ndodhë. As për Ancelottin nuk dimë gjë, do qëndrojë apo jo, por mes meje dhe ti ka një raport të mrekullueshëm. Një raport të tillë e kam patur vetëm me Mourinhon", u shpreh Ibra.

I pyetur për Italinë, suedezi u përgjigj shkurt dhe qartë: "Më mungon". /albeu.com/
Shtuar më 22/05/2013, ora 18:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori