Ibra: Van Persie, partneri ideal
Robin Van Persie, Arsenal
Milan qëndron vigjilent përsa i përket pistës Robin Van Persie. Njeriu i ndeshjes për Topçinjtë në ndeshjen e fundjavës përballë Liverpool në Premier League, sulmuesi hollandez i Arsenal duket se është objektivi i madh i merkatos së kuqezinjëve për verën e ardhshme.

Topçinjtë mund ta shesin yllin e tyre megjithëse çmimi nuk besohet se do të jetë "low cost", por fakti se ish-sulmuesi i Feyenord nuk ka rinovuar kontratën që i skadon në 2013 tregon se Van Persie po mendon largimi nga Londra.

Ndërsa bomberi suedez i Milan, Zlatan Ibrahimoviç e ka cilësuar hollandezin si partnerin ideal në repartin e sulmit të Milan. /albeu.com/
Shtuar më 05/03/2012, ora 10:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori