Ibra vendos: Shkoj te City
Një lajm i bujshëm i merkatos së verës është ai që del nga goja e Drejtorit të "Tuttomercatoweb", Michele Criscitiello, i cili flet për të ardhmen e yllit suedez të Milan, Zlatan Ibrahimoviç.

Sipas tij, "Këpuca e Artë" e Serie A është një hap larg transferimit te Manchester City në Premier League. Në ditët në vijim bomberi do të takojë Adriano Gallianin për ti treguar dëshirën e tij ndërsa agjenti i tij Mino Raiola është tashmë duke punuar për kalimin e Ibrës në Angli.

Sipas gjasave Milan nuk do ta pranojë por Ibrahimoviç e ka marrë tashmë vendimin: do të shkojë te Manchester City.

Mesa duket kjo do të jetë dhurata për titullin e sheikut Mansour për trajnerin Roberto Mancini. /albeu.com/
Shtuar më 14/05/2012, ora 14:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori