Ibrahimovic bëhet kapiten i LA Galaxy
Pas një pushimi prej rreth tre muajsh, sezoni i kampionatit amerkian fillon sot dhe skuadra e LA Galaxy janë padyshim ndër favoritët e mëdhenj për të triumfuar, shkruan Albeu.com.

Ekipi i Los Anxhelosit, i cili do të debutojë nesër, njoftoi lajmin e madh: "Zlatan Ibrahimovic u zgjodh si kapiteni i ri i Galaxy."

Ibrahimovic është pjesë prej një viti në SHBA. Që pas largimit nga Manchetser United në janar të vitit të shkuar.

Ai ka shënuar 22 gola në 27 ndeshje, por tashmë do të ketë më shumë përgjegjësi në fushë, teksa klubi vendosi ta bëjë lider të skuadrës. /albeu.com/
Shtuar më 02/03/2019, ora 09:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori