Ibrahimovic: City do te behet nje prej me te mireve
Albeu.com
Pas fitores së Cityt në Joan Gamper Trophy këtë javë, ku Ibrahimovic debutoi për të parën herë me fanellën e Barcelonës, suedezi e sheh të ndritshme të ardhmen e klubit anglez.
“Manchester City nuk është ende në këtë nivel, por ata mund të arrijnë. Ata kanë blerë disa lojtarë shumë të mirë dhe duket se kanë një projekt shumë të madh dhe ambicion”, ka thënë Ibrahimovic.

“Nëse ata vazhdojnë kështu, mendoj se do të bëhen një prej top pesë klubeve në Evropë brenda dy ose tre vitesh”, ka shtuar suedezi.
Shtuar më 22/08/2009, ora 00:52
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori