Ibrahimovic "çmend" Italinë, ka më shumë ndikim se CR7
Skuadra e Milanit ka filluar në mënyrë perfekte edicionin e ri në Serie A.Në katër ndeshjet e para,"Rossonerët" kanë katër fitore, ndërsa lojtari kyç i skuadrës është Zlatan Ibrahimovic.

Në moshën 39 vjeçare, ai shihet si personazhi më me ndikim në Serie A.

"Në Itali, ai ka më shumë impakt sesa Cristiano Ronaldo," tha ish-trajneri i Milanit dhe Juventusit, Alberto Zaccheroni për Il Giornale. "Nuk është rastësi që shumë lojtarë të rinj janë rritur në mënyrë eksponenciale që nga ardhja e tij", përfundoi Zaccheroni.

Milani ka skuadrën më të re në top pesë ligat e Evropës.

Fabio Capello, megjithatë, nuk është aspak i befasuar që
Ibrahimovic po luan ende me 100 përqindshin e formës.

"Zlatan është një lojtar i veçantë", tha ish trajneri i Milanit dhe Juves javën e kaluar për Gazzetta dello Sport."Ai arrin të jetë vendimtar edhe në moshën 39 vjeçare, sepse nuk luan për të marrë pjesë, ai luan për të fituar. Një kampion si ai është një forcë lëvizëse për të gjithë grupin", përfundoi ai.
Shtuar më 26/10/2020, ora 11:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori