Ibrahimoviç do Real Madridin
E përditshmja sportive italiane "Il Corriere dello Sport" lëshon lajmin bujë sipas të cilit ylli suedez i Milan, Zlatan Ibrahimoviç do të ndryshojë skuadër sezonin e ardhshëm. Destinacioni i preferuar është Madridi dhe kjo nëse Jose Mourinho do të vazhdojë të qëndrojë në drejtimin e Real Madrid.

Sipas të njëjtit burim, aktualisht, klubi madrilen mund të jetë i vetmi destinacion i vërtetë për Ibrahimoviç (nëse Ibra do të largohej nga Milanello) për shkak se Paris Saint Germain dhe Manchester City nuk janë ende top klubet e Europës.

Por ky lajm pak orë më pas u përgënjeshtrua nga agjenti i lojtarit Mino Raiola, i cili i quajti marrëzira këto lajme. /albeu.com/
Shtuar më 09/03/2012, ora 16:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori