Ibrahimovic drejt Italisë?
Zlatan Ibrahimovic është thuajse një lojtar i lirë tashmë, pasi kontrata me Los Angeles Galaxy është futur në ditët e fundit të saj.

Në fund të këtij muaji, sulmuesi gjigant do të largohet nga klubi i MLS, ku pritet që të firmos me një tjetër ekip. Italia shihet si destinacioni më i mundshëm për të, ku skuadra si Milan dhe Bologna kanë shfaqur interes për 38-vjeçarin. Por, së fundmi në garë për të është futur edhe ekipi i Seria B, Benevento.

Madje, presidenti i klubit, Oreste Vigorito ka kërkuar informacion rreth situatës së Ibrahimovic, ku ka folur me trajnerin, Filippo Inzaghi për mundësinë e ardhjes së tij.

"Duhet thënë se në Serinë A, ne kemi sjellë futbollistë të nivelit ndërkombëtar, si Sagna, Guillherme dhe Diabaté. Është e qartë se Ibrahimovic do të ishte një goditje e mirë në merkato. Kam menduar për këtë seriozisht dhe për këtë fakt kam folur edhe me trajnerin, Inzaghi, por ai më tha se është e vështirë për tu arritur akordi. Kjo sipas pasi një kampion nuk firmos në Seria B dhe mund t'ia dalim edhe me këto lojtarë. Është e vërtetë që është kampion, por është akoma një atlet që luan futboll. Inzaghi më shpjegoi që ai mbetet ende një ndër më të mirët në rolin e tij dhe kjo premisë do ta ksihte sjellë te Benevento," tha Vigorito për mediat italiane.

Zyrtarizimi i Ibrahimovic te ekipi i ri pritet të bëhet në ditët e ardhshme, por grumbullimi i parë me të do të ndodh në janarin e vitit 2020.
Shtuar më 03/12/2019, ora 13:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori