Ibrahimovic: E kam vendosur se ku do të transferohem
Zlatan Ibrahimovic është një ndër futbollistët më të përfolur në merkato. Mediat britanike theksojnë se tek djajtë e kuq do të ketë një ribashkim të sulmuesit me ish trajnerin e tij tek Interi Jose Mourinho. Vetë Ibra nuk konfirmon për momentin një lëvizje të tillë duke lënë të hapur gjithçka.

“Të shohim se çdo të ndodhë. Kam folur shpesh me Mourinhon dhe dëshirojmë të punojmë sërish së bashku. Nëse dëshiron të fitosh ai është njeriu i duhur për të marrë.

E ardhmja është shkruar pasi unë e kam bërë zgjedhjen time kohë më parë. Më duan në Itali, Angli dhe jashtë Europës. Kam marrë shumë oferta konkrete por nuk ka nevojë që të shqetësohem”.

34-vjecari ka luajtur në karrierën e tij si profesionist në 7 klube të ndryshme, duke qenë gjithmonë fitues i kampionateve respektive.
Shtuar më 26/05/2016, ora 16:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori