Ibrahimovic: Gjithçka mund të ndodhë ndaj Irlandës
Europiani i Zlatan Ibrahimovic nis me sfidën ndaj Republikës së Irlandës.

Por edhe pse shihen si favoritë përballë përfaqësueses ishullore suedezët nuk do ta kenë të thjeshtë, e ka mëse të qartë diçka të tillë kapiteni dhe lideri i kombëtares skandinave Zlatan Ibrahimovic.

“Unë mendoj se kjo do të jetë një ndeshje shumë e vështirë për ne. Mendoj se kemi 50% shanse për të fituar. Ne duhet të luftojmë në fushë nga minuta e parë në të fundit. Të shohim se çfarë do të ndodhë por nuk jam ulur këtu përpara jush për t’u thënë se ne do të fitojmë sepse në futboll, mund të ndodhë çdo gjë”.
Shtuar më 12/06/2016, ora 20:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori