Ibrahimoviç "Golden Ball" i Suedisë
Zlatan Ibrahimoviç shpallet futbollisti më i mirë suedez i vitit. Dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe. Sulmuesi i Milanit e fiton këtë çmim prej 6 vitesh rresht.

Gjigandit suedez iu dorëzua çmimi dje në Stokholm me rastin e "Gala e futbollit suedez" me çmimin kryesor Golden Ball, çmim që shkoi për sulmuesin e Milanit, Zlatan Ibrahimoviç, si futbollisti suedez i vitit.

Përveç të tjerash, Ibrahimoviç u nominua edhe si sulmuesi i vitit. /albeu.com/
Shtuar më 08/11/2011, ora 14:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori