Ibrahimovic i bën vetes një dhuratë me vlerë 1.5 milion euro për ditëlindje (FOTO LAJM)

Futbollisti i njohur, Zlatan Ibrahimovic, gjithmonë di të bëjë gjëra të mëdha.

Për të festuar ditëlindjen e 38-të, kampioni i LA Galaxy i ka dhuruar vetes një "Ferrari Monza SP2 Limited Edition". Një makinë garash e jashtëzakonshme me vlerë 1.5 milion euro .


"Gëzuar ditëlindjen Zlatan" shkruante suedezi në profilin e tij në Instagram duke postuar një foto të "xhevahirit" të tij të ri me katër rrota.


Sende vërtet ekskluzive. Në fakt, ekzistojnë vetëm 499 kopje të këtij modeli në botë. Dhe një është në garazhin e Ibras tani.
Shtuar më 06/10/2019, ora 08:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori