Ibrahimovic i lumtur ne Barcelone
Albeu.com
Sulmuesi i Barcelonës, Zlatan Ibrahimoviq, nuk e ka ndërmend të largohet nga "Camp Nou" në fund të këtij edicioni, shkroi gazeta "AS" të hënën. Këtë e ka konfirmuar edhe agjenti i Ibrahimoviqit, Mino Raiola, duke hedhur poshtë mundësinë që sulmuesi suedez t'i bashkohet Juventusit.
"Dua të konfirmoj se Ibrahimoviq është shumë i lumtur në Spanjë dhe nuk është në shitje e as që ka dëshirë të largohet nga Barcelona", ka deklaruar Raiola. Ibra ka kontratë me skuadrën katalunase deri në qershorin e vitit 2014.
Shtuar më 11/05/2010, ora 14:04
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori