Ibrahimovic: Jam i lumtur në Amerikë
Pëlqej
Zlatan Ibrahimovic është një nga lojtarët që çdo skuadër do ta donte në ekip. Sulmuesi suedez edhe pse në moshën 37-vjeçare vazhdon të ketë të njëjtat instikte “vrastare” për të shënuar gol.

Kohët e fundit është përfolur për një kalim të tij te skuadra e Milanit çka do të thotë një rikthim dhe duket se tani në një farë mënyrë ka ardhur edhe një përgjigje nga suedezi teksa thotë se është i lumtur në Amerikë.

“Në këto momente po përjetoj një situatë ku kam nevojë për ekuilibër mes punës dhe pushimit. Kam kaluar një dëmtim të rëndë dhe jam stërvitur fort për të qenë në formë pavarësisht moshës. Këtu ndihem mirë, kam ende edhe dy ndeshje për të luajtur dhe shpresojmë që të kualifikohemi në play off. Sinqerisht nuk e kam marrë kurrë në konsideratë faktin se mund të rikthehem të luaj në Europë. Nuk mund të them asgjë tjetër, veç faktit se për asnjë moment nuk e kam menduar seriozisht rikthimin në origjinën time”, deklaroi Ibrahimovic.
Shtuar më 19/10/2018, ora 19:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori