Ibrahimovic: Keni bërë gabim të madh, duke më krahasuar me Carlos Velan
Zlatan Ibrahimovic e ka etiketuar të gabuar vendimin e shtypit në Amerikë, në krahasimin që i bënë me Carlos Velan.

Los Angeles Galaxy ka mposhtur 3:2 Los Angeles FC, me 3 gola të shënuara nga legjenda suedeze.

Ish sulmuesi i Arsenalit, Vela, po shijon një sezon të mirë në MLS, por sipas Ibrahimovicit, ky krahasim nuk është dashur të ndodhë.

"Kam shumë respekt për Velan", ka deklaruar Ibrahimovic para gazetarëve.

"Ai është një lojtar i mirë, por keni bërë një gabim, e keni krahasuar atë me mua. Ky është gabimi juaj i madh".

"Unë besoj në veten time. Njerëzit e quajnë atë arrogant, unë e quaj besim. Injorantët e quajnë atë arrogant, njerëzit e mençur e quajnë besim".
Shtuar më 20/07/2019, ora 16:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori