Ibrahimovic: Ky nuk është Milani im, unë nuk luaj për kontratë
Zlatan Ibrahimoviç insiston se ai nuk luan për kontratë dhe pretendon se gjithçka ka ndryshuar në klub.

Në një intervistë për “SportMediaset” suedezi u shpreh: “Ky nuk është Milani im, gjithçka tani ka ndryshuar dhe është ndryshe.

Objektivat nuk janë më të njëjtat, që kanë qenë dikur. Unë dua ta shoh ekipin të luftoj për skudeton dhe Ligën e Kampionëve. Unë e dashuroj të luaj, por unë nuk luaj për kontratë. Unë luaj për atë arritur objektivat që më stimulojnë mua. Nuk e di nëse do qëndroj vitin tjetër.

Ibrahimoviç pranoi se nuk e di nëse Gazidis do i ofrojë një kontratë të re. “Askush nuk më ka telefonuar deri tani, nuk e di a do të qëndroj”.
Shtuar më 10/07/2020, ora 18:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori