Ylli i Interit, Zlatan Ibrahimoviç ka lavdëruar kosovarin Labinot Harbuzi. Madje ai dëshiron ta shohë atë në fushë në ndeshjen që ekipi U21 i Suedisë do ta zhvillojë kundër Anglisë, në kuadër të gjysmëfinales të Europianit.Dy mesfushorë të Suedisë do të mungojnë në këtë takim për shkak të suspendimit dhe emri i Harbuzit është përmendur si zëvendësues, megjithëse ai nuk është shumë optimist se do të përfshihet në formacionin bazë.
“Labinoti e ka dëshmuar se është një futbollist i mirë. Ai duhet të ketë një vend në ekipin U21”, ka thënë Ibrahimoviç për mediet suedeze.
Madje cilësitë e kosovarit ai i ka krahasuar me të bashkëlojtarin e tij nga Inter, Mario Balotelli
“Harbuzi ka atë gjënë ‘extra’ që Balotelli gjithashtu e ka. Ai është një futbollist me stil ndërkombëtar. Mendoj se do të luante shkëlqyeshëm në mesfushë të ekipit U21”, theksoi ai.
Shtuar më 26/06/2009,
ora 21:26