Ibrahimovic le gjithcka te hapur
Albeu.com
Sulmuesi i Interit, Zlatan Ibrahimovic, i cili së fundmi ka qenë i lidhur me një mega-transferim te Barcelona, nuk e ka refuzuar mundësinë e kalimit te kampionët e Evropës.“Il Corriere Dello Sport” ka shkruar se Blaugranët janë të gatshëm të ofrojnë 60 milionë euro për shërbimet e boshnjakut me pasaportë suedeze, ndërkohë që vetë lojtari nuk e ka mohuar mundësinë e largimit nga Giuseppe Meazza.

“E ardhmja ime? Unë nuk jap përqindje sikurse Mourinho”, ka thënë Ibra për “Telelombardia” duke iu referuar bindjes së trajnerit zikaltër se Ibrahimovic do të mbetet për 99.9% lojtar i Interit.
Shtuar më 30/05/2009, ora 02:06
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori