Ibrahimovic lë pas dëmtimin, rikthehet në stërvitje
Sulmuesi i Los Angeles Galaxy, Zlatan Ibrahimovic do të rifillojë stërvitjen me klubin amerikan javën e ardhshme.

Suedezi humbi dy ndeshjet e fundit si pasoje e nje dëmtimi.

"Ne i dhamë atij një javë tjetër për t'u rimëkëmbur plotësisht dhe ai do të jetë 100% kur të rifillojë trajnimin të martën", tha trajner i Los Angelos Galaxy Guillermo Barros Schelotto. "Unë mendoj se ai do të jetë gati për ndeshjen në Portland (31 mars)," shtoi ish trajneri i Palermos. 37-vjeçari u dëmtua në ndeshjen e parë të sezonit kundër Çikagos në fitoren 2-1 të Los Angelos gjatë së cilës ai gjithashtu shënoi një gol. /albeu.com/
Shtuar më 22/03/2019, ora 12:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori