Ibrahimovic lidhet me Interin deri ne 2013
Albeu.com
Mediat italiane pёrcjellin lajmin se presidenti i Interit, Massimo Moratti, do ta mbrojё lojtarin mё tё çmueshёm tё tij nga sulmi i rivalёve, duke i ofruar marrёveshje pesёvjeçare tё vlefshme 60 milionё euro.12 milionё euro nё vit gjatё pesё viteve tё ardhshme, ёshtё ajo qё do tё fitojё sulmuesi Zlatan Ibrahimovic nga kampioni i Serie A. Suedezi nё kёtё mёnyrё do ta kalojё Kakan, i cili merr 9 milionё euro nё sezon, dhe do tё ketё pagё dyfish mё tё madhe se ylli i ri i rosonerёve, Ronaldinho.

Sipas sportives italiane Corriere dello Sport negociatat tё cilat kanё filluar nё fillim tё verёs tashmё kanё pёrfunduar, dhe se Ibrahimovic ka fituar rritje tё pagёs prej tre milionё euro dhe tashmё merr dyfish mё shumё se sa bashkёlojtarёt e vet.
Shtuar më 25/10/2008, ora 22:04
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori