Ibrahimovic me deklaratë thumbuese për Ronaldon
Pëlqej
Zlatan Ibrahimovic është gjithmonë në qendër të vëmendjes me deklaratat e tij që shumicën e kohës janë kritikuese.

Shtatlarti suedez që luan në kampionatin amerikan me skuadrën e Los Angelos Galaxy, në një intervistë të dhënë së fundmi ka folur për Cristiano Ronaldon dhe si gjithmonë, ai ka bërë kritikën e radhës.

“Meqë do sfida, përse nuk shkon në një ekip të kategorisë së dytë, të bëhesh kampion dhe ta ngjisësh në kategorinë e parë. Ato që thotë ai janë gjepura, të shkosh tek Juventus nuk është sfidë”, ka “thumbuar” Ibra. /albeu.com/
Shtuar më 12/01/2019, ora 23:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori