Ibrahimovic ne shitje
Albeu.com
Barcelona nxjerr në shitje sulmuesin shtatlartë Zlatan Ibrahimoviq një vit pasi e bleu nga Interi për rreth 60 milionë euro. Bomberi suedez nuk i ka kënaqur drejtuesit katalanas gjatë këtij sezoni dhe blerja e mundshme e David Villas do ta nxirrte atë jashtë planeve të Pep Guardiolës.
Sipas gazetës “Sport”, në radhë për të blerë sulmuesin janë vënë Manchester City, Chelsea dhe Manchester United. Gazeta shton se Barcelona është shprehur e gatshme të vlerësojë ofertat e ardhura nga Anglia. Një prej admiruesve në Angli, Ibra do ta gjejë.
Shtuar më 19/05/2010, ora 12:06
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori