Ibrahimovic në sulm për dy rekorde të reja
Në karrierën e tij, Zlatan Ibrahimovic ka lënë shenja në çdo vend dhe kundër çdo skuadre.

Në fakt, janë të rralla skuadrat që nuk kanë pësuar se paku një gol nga suedezi.

Sipas Gazzetta dello Sport, në koleksionin e Ibrahimovicit janë duke munguar Crotone dhe Spezia, kundërshtarët e radhës të Milanit në Seria A.

Por, motivimi është i thjeshtë, Zlatan në nëntë vitet në Seria A, nuk është përballur kundër tyre.

Suedezi është në ‘gjah’ t’i shënojë gol skuadrës së 31-të në Itali.

Mbetet të shihet gjatë kësaj jave, nëse Ibrahimovic do t’i përmbush qëllimet e tij.
Shtuar më 02/02/2021, ora 10:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori