Ibrahimovic ngacmon keq CR7: Ka vetëm një Ronaldo të vërtet (FOTO LAJM)

Zlatan Ibrahimovic pasi pushtoi MLS-në duke shënuar 53 gola në 58 ndeshje për LA Galaxy ai po kërkon sfidën e tij të radhës.

Ai mund të kthehet në Itali, por para ardhjes ai e ka ndezur lojën, duke e sulmuar Cristiano Ronalon. Në një intervistë, Zlatan u pyet për duelin e tij të mundshëm me yllin e Juventusit.

Dhe Ibrahimovic dha një përgjigje tipike që di të bëjë ai.

“A do ta gjej Ronaldon e vërtetë në Itali? Jo! Është vetëm një Ronaldo, ai Braziliani ”, ka thënë Zlatan.

Dhe ai nuk ndalet këtu, duke vazhduar me përshkrim për portugezin.

“Ai nuk është një talent natyror, por rezultat i punës së tij. Portugezi nënshkroi për një ekip që e fitoi Serien A shtatë herë me radhë. Të shkosh në një klub si ky nuk është një sfidë”.

“Nëse do të doja vërtet një sfidë, unë duhet të kisha shkuar në Juve kur ata ishin në Serie B për t’i marrë dhe për t’i kthyer në krye të Serie A”, ka thënë Ibrahimovic.
Shtuar më 05/12/2019, ora 20:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori