Ibrahimovic pranë marrëveshjes së re me Milanin
Milan dëshiron qëndrimin e Zlatan Ibrahimovic.

Raportohet se ‘Rossonerët’ po përgatiten për t’i zgjatur kontratën Zlatan Ibrahimovicit deri në qershor të vitit 2022, duke shpresuar se kjo do t’i ndihmojë ata të nënshkruajnë me Gianluigi Donnarumman gjithashtu.

Suedezi nënshkroi një marrëveshje një vjeçare në shtator dhe drejtori i Milanit, Paulo Maldini njoftoi para derbit me Interin se Milani është në bisedime me agjentin e tij, Mino Raiola.

Raiola përfaqëson të dy, Ibrën dhe Donnarummën, me këtë të fundit që ka hyrë në vitin e fundit të kontratës.

Calciomercato zbulon shpresën e Rossonerëve që Donnarumma mund të bindet për një kontratë të re nëse Ibra vazhdon qëndrimin në ‘San Siro’.

Milan sonte do të shfaqen në Ligën e Evropës, ku luajnë në udhëtim te Celtic.
Shtuar më 22/10/2020, ora 12:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori