Ibrahimoviç, pranë Milanit kontratë 6 mujore
Lajmi për transferimin e Zlatan Ibrahimoviç te Milani, sa vjën e shtohet. “La Gazeta dello Sport, raporton se Ibrahimovic do ti vetëofrohet Milanit për vetëm 6 muaj.

Kështu Ibra do të përfundojë sezonin te kuqezinjë, atherë dhe kur do ti mbarojë kontrata. Edhe pse 37 vjec kuqezinjtë besojnë tek aftësitë e shtatlartit suedez.
Ibrahimoviç u transferua fiks një vit më parë në amerikë te skuadra e Los Angelos Galaxy, duke zhvilluar 27 ndeshja teksa ka gjetur rrugën e rrjetës plot 22 herë.

Ndërkohë ky do të ishtë rikthimi i dytë për 37 vjecarin pasi më parë ka qënë pjesë e “Djallit” për dy sezone duke fituar dhe një titull në sezonin 2010-2011. /albeu.com/

Shtuar më 20/11/2018, ora 13:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori