Ibrahimovic pranon 95% ulje page për të kaluar në MLS
Zlatan Ibrahimovic zyrtarisht i është bashkuar klubit amerikan, Los Angeles Galaxy në ligën elitare në MLS.

Sulmuesi suedez ka vendosur të largohet nga “Old Trafford” pas një qëndrimi prej afro 2 vjet dhe sipas "Marca", ai ka pranuar një ulje page prej 95% për të kaluar në MLS.

Klubi nga MLS, në fakt, nuk mund ta tejkaloi limitin e pagës prej 3.2 milionë euro, që do të thotë se atyre iu lejohen të shpenzojnë vetëm 1.2 milionë euro për ish-yllin e Juventusit, Interit, Barcelonës dhe Milanit.

Kjo do të thotë se paga e Ibrës do të ulet nga 21.8 milionë euro në vit në 1.2 milionë euro në sezon: 95% ulje page. /albeu.com/
Shtuar më 25/03/2018, ora 00:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori