Ibrahimovic: Premier League ishte shumë motivuese dhe emocionuese
Sulmuesi suedez, Zlatan Ibrahimovic, mendon se cilësia e Premier Leagues është e mbivlerësuar, megjithatë ka thënë se është i lumtur që periudha e tij në Manchester United pasi i ka heshtur kritikuesit e tij.

“Unë kisha një karrierë të madhe para se të shkoja atje, në shumë vende dhe klube të ndryshme. Njerëzit më thanë se nuk duhet të shkoja në Angli, sepse nëse dështoj në Angli atëherë njerëzit do të thonë se nuk kam qenë kurrë mjaftueshëm i mirë”, ka thënë Ibrahimovic.

“Të gjithë ishin kundër këtij transferimi, por kjo gjë më motivoi dhe më dha adrenalinë. Më pëlqente Premier League. Ishte shumë motivuese dhe emocionuese. Kjo ligë merr shumë vëmendje, edhe pse unë besoj se cilësia është pak e mbivlerësuar, cilësia individuale dhe ana teknike”.

“Por, ritmi është shumë i shpejtë. Edhe nëse je më i mirë, nëse nuk arrin ta përballosh ritmin e lojës, shpejtësinë, atëherë nuk do të kesh sukses pasi që ritmi është shumë i shpejtë. Jam shumë krenar dhe i lumtur që shkova në United, ishte klubi i duhur”.

“Jeni me fat që nuk shkova atje para dhjetë viteve sepse imagjinojeni se çfarë do të arrijë në moshën 25-vjeçare”.
Shtuar më 05/11/2018, ora 21:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori