Ibrahimoviç reagon ashpër kundër dënimit
Zlatan Ibrahimoviç ka reaguar pas dënimit të dhënë nga Federata Franceze e Futbollit.

Futbollisti i PSG-së ka qenë i ashpër ndaj atyre që vendosën ta dënojnë me katër ndeshje për shkak të fyerjeve ndaj gjyqtarit.

Ai ka theksuar se dënimi që i është dhënë është shaka, një qëndrim profesional dhe qesharak.

“E tërë situata është një shaka e keqe, dënimi është joprofesional dhe qesharak. Mëkat për futbollin. Do të isha më i lumtur nëse do të më dënonin deri në fund të vitit, do të shkoja menjëherë në pushime”, tha Ibrahimoviç.

Lojtari me origjinë boshnjake ka thënë se fjalët që ka përdorur nuk i janë drejtuar gjyqtarit./albeu.com/
Shtuar më 10/04/2015, ora 22:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori