Ibrahimoviç, rekordet nuk kanë fund
Sulmuesi suedez i Milan, Zlatan Ibrahimoviç është shumë pranë thyerjes së një tjetër rekordi në Serie A. Pas fitimit të kampionatit me tre ekipe të ndryshme (Juventus, Inter dhe Milan) bomberi me origjinë boshnjake mund të bëhet lojtari i vetëm që shpallet kryegolashënues me dy fanella të ndryshme në futbollin italian.

Zlatan Ibrahimoviç, aktualisht është në krye të golashënuesve me 19 gola të realizuar duke lënë pas Antonio Di Natale, German Dennis dhe Edinson Cavani.

Ibrahimoviç titullin e parë si kryegolashënues e ka fituar kur luante për Inter. Nëse arrin edhe këtë sezon të bëj të njëjtën gjë atëherë bëhet i pari i historisë së futbollit italian që fiton me dy skaudra të ndryshme këtë titull. /albeu.com/
Shtuar më 16/03/2012, ora 09:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori